Në 24 orët e fundit ka rënë numri i viktimave në Itali duke shënuar 756 të vdekur, një ditë pasi Italia shënoi 889 viktima.
Numri i të infektuarve ka shënuar rritje, ku vetëm në 24 orët e fundit shënohen 3 851 raste të reja pozitive, nga 3651 raste që ishin një ditë më parë dhe në terapi intensive ndodhen 3906 persona.
Në lidhje me numrin e të shëruarve në 24 orët e fundit janë 646 persona më pak në krahasim me 1434 të shëruar që ishin ditën e djeshme.
Sipas Këshilltarit Rajonal të Mirëqenies, Giulio Gallera 1.592 njerëz janë infektuar me koronavirus në Lombardi në 24 orët e fundit.
Gjithsej ata tani janë 41,007, ku 416 pacientë vdiqën dje dhe vdekjet u rritën në 6.360 në total.
Numri i personave të infektuar në Milano dhe në bashkitë e krahinës është rritur: në 24 orët e fundit ka pasur 546, më shumë se sa kanë qenë dje, Bergamo dhe Brescia janë dy kryeqytetet Lombardë më të prekur nga virusi.
Vetëm në qytetin e Milanos ka 247 persona të rinj duke e cuar numrin total në 3,406.
Aktualisht ka 97689 të prekur gjithësej në Itali, 10779 të vdekur dhe 13030 të shëruar.
Lajmi kryesor: