Osvaldo Kenga

Itali/ U ndje keq në orë të mësimit, ndërron jetë për shkaqe të panjohura 19-vjeçari shqiptar

21 Shkurt 2020, 15:24| Përditesimi: 21 Shkurt 2020, 15:39

  • Share

ITALI- Një 19-vjeçar shqiptar, me banim në Makari ka ndërruar jetë për shkaqe ende të panjohura.

Sipas medias italiane, Osvaldo Kënga, që të gjithë e quanin Aldo, po ndiqte institutin e Hotelerisë, është ndjerë keq në orën e mësimit dhe u transportua në spital, por fatkeqësisht disa orë më pas humbi jeten.

Jam jashtëzakonsisht i tronditur. Rreth orës 9, studenti raportoi tek mësuesit se kishte dhimbje koke dhe se nuk kishte fjetur mirë natën. Mësuesi sugjeroi të shkonte në shtëpi.

Ai u largua, menjëherë me makinë me një kushëririn e tij, por situata u përkeqësua dhe përfundoi në urgjencë. Rreth orës 15:00 morëm një telefonatë nga spitali që na komunikoi lajmin tragjik”, shpjegoi menaxheri i Institutit.

Mjekët thanë se ai kishte ndjerë dhimbje të forta në kokë, fyt dhe qafë, por edhe pse e vendosën në terapi intensive, ata nuk mundën ta mbajnë në jetë.

Për këtë ngjarje prokuroria ka nisur hetimet dhe ka urdhëruar autopsinë e trupit në morgun e "Sant’Antonio Abate".

Në orët e vona të pasdites së djeshme, mësuesit dhe shokët e të riut mbërritën në morg, të shokuar nga kjo tragjedi.

Nëna e djalit u sëmur pas lajmit të rëndë dhe u shtrua në spital.

Njëra nga shoqet e shkollës ka postuar një mesazh shumë të ndjerë në emër të tij.

“Ne të njohëm ty që kur nuk dije asnjë fjalë italisht. Të dhama ngrohtësinë e duhur. Sa shumë budallallëqe bëmë në bankat e shkollës, sa largime nga mësimi.

Nuk mund ta besoj që ti nuk do të vish më. Nuk mund ta besoj që nuk do të vish më në takimet pas kishës. Jeta është e padrejtë”, shkruan ajo.

I gjithë Macari po mban zi për vdekjen e të riut shqiptar.

Foto nga shkolla

Komento

Komente

  • ola: 22/02/2020 13:32

    qofte i parajses

    Përgjigju
  • Hasani: 21/02/2020 16:18

    Ngushullime familjes kjo eshte ndjenja humanitare.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?