U gjet i masakruar me thikë dhe i zhveshur në pyll, zbardhet vrasja e Bledar Dedjas në Itali, vihet në pranga një 17-vjeçar

23 Shkurt, 20:08| Përditesimi: 23 Shkurt, 20:50

  • Share

Një 17 vjeçar është i dyshuar për vrasjen e 39-vjeçarit shqiptar Bledar Dedja që u masakrua me thikë dhe u gjet gjysmë i zhveshur në një zonë të izoluar në Treviso të Italisë në 21 janar. Ai është arrestuar nga autoritetet italiane. Trupi i pajetë i Dedjas u gjet nga një mik i tij, i larë më gjak pak metra larg automjetit të tij tip “Mercedez Benz B-Class”, i braktisur.

Dedja kishte marrë shumë plagë në trup, madje kishte shpuar dhe mushkëritë. Gjatë autopsisë janë bërë analiza për të konstatuar nëse viktima ka pasur marrëdhënie seksuale para se të vritej. Në të kaluarën, Dedja pasur probleme familjare të lidhura me gjoja “jetën e tij të dyfishtë”, të lidhura gjithashtu me zbulimin e disa  bisedave erotike.

Fillimisht u dyshua se shkak i vrasjes së Bledar Dedjas, është lidhja homoseksuale.  Gruaja e tij kishte punësuar një dedektiv privat gjithashtu disa vite më parë pasi dyshonte se i shoqi po e tradhtonte dhe donte të zbulonte të vërtetën.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?