Marinela Murati, 39 vjeç

Itali/ U fut në kishë duke bërtitur “Allahu Akbar”, humb jetën 39-vjeçarja shqiptare, vihen nën hetim dy policët që e ndaluan

7 Nëntor 2023, 22:43| Përditesimi: 7 Nëntor 2023, 22:52

  • Share

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur më 3 nëntor në një kishë në Madonna Pellegrina në via Monti të Italisë.

Një shqiptare 39-vjeçare ka hyrë në kishë gjatë një ceremonie mortore duke bërtitur “Allahu Akbar” dhe ka tentuar të rrëzojë statujën e një shenjtori.

39-vjeçarja shqiptare e quajtur Marinela Murati, u ndalua nga dy oficerë policie dhe humbi ndjenjat, duke lindur nevoja të transportohet në spitalin e Vigevanos, ku dhe ndërroi jetë.

Dy policët janë vënë në hetim nga autoritetet italiane pasi nuk dihet nëse neutralizimi i gruas nga ata lidhet me vdekjen e saj.

Sipas mediave italiane, shqiptarja vuante nga probleme të shëndetit mendor. 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?