Foto nga aksidenti tragjik ku humbi jetën shqiptari 30-vjeçar

Itali, tjetër aksident tragjik, 30-vjeçari shqiptar humb jetën (EMRI)

18 Mars, 12:19| Përditesimi: 18 Mars, 12:28

  • Share

Një tjetër aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në Itali me pasojë humbjen e jetës së një 30-vjeçari shqiptar.

Sipas mediave italiane mbrëmjen e djeshme në Gaeta rreth orës 19:30 në rrugën rajonale të Flacca-s, janë përplasur dy automjete dhe si pasojë ka mbetur i vdekur Dhimitër Shini, 30 vjeç dhe janë plagosur dy persona të tjerë. Shini po drejtonte ‘Smart-in’ në momentin që u përplas 'kokë më kokë' me një ‘Opel Corsa’.

Tek kjo e fundit ishte një grua 58-vjeçare dhe një pasagjer, të cilët janë transportuar në spital me plagë të rënda.

Ndërsa, mbrëmjen e 16 marsit ndodhi një tjetër aksident tragjik në Itali me pasojë humbjen e jetës për dy të rinj shqiptar dhe një shtetasi italian.

G.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?