Ndjekje si nëpër filma në rrugët e Romës, 39-vjeçari shqiptar tenton të arratiset me 'BMW', thyen dhe postbllokun e policisë! Plagosen dy efektivë (VIDEO)

19 Qershor 2022, 17:24| Përditesimi: 19 Qershor 2022, 23:00

  • Share

“Si nëpër filma...”, kështu e konsiderojnë mediat italiane ndjekjen e makinës BMW-së, mëngjesin e kësaj të diele, e cila drejtohej nnga 39-vjeçari shqiptar Erjol Nako, i cili tentoi t’i shpëtonte karabinierëve nëpër rrugët e Romës.  Ai theu postbllokun e policisë në Vatikan ndërsa karabinierët vijuan ndjekjen e tij.

Të gjithë qytetarët përjetuan momente paniku në rrugë pasi nuk e dinin cili do të ishte veprimi i radhës. Gjatë arratisjes 39-vjeçari hodhi nga dritarja një portofol dhe një orë.

Pasi ka thyer postbllokun, në përpjekje për të ndaluar shqiptarin, karabinierët qëlluan me pistoletë në drejtim të rrotave të BMW-së, por 39-vjeçari nuk hoqi dorë dhe u nis drejt rrugës “Conciliazione”.  Ndjekja e guximshme përfundoi në via Gregorio XII me një makinë policie të vendosur matanë rrugës.

Ai u përplas me policinë ku mbetën të plagosur 2 efektivë, por janë jashtë rrezikut për jetën.  Pavarësisht se u ndal, 39-vjeçari mbeti i bllokuar në automjet duke detyruar oficerët të thyenin xhamin e makinës.

Në videon e publikuar nga mediat italiane duket se si efektivët e rrethojnë, i thyejnë xhamin e makinës dhe e nxjerrin me forcë. Shqiptari tenton të largohet por e shtrijnë në tokë dhe e neutralizojnë me mjet paralizues.

Ora 22:50
I rrethuar nga 8 efektivë, momenti kur nxjerrin me forcë nga makina dhe shtrijnë në tokë shqiptarin në Itali (VIDEO)

 

Ky është momenti kur policia italiane ndalon 38-vjecarin shqiptar Erjol Nako në rrugët e Romës. Edhe pse i rrethuar nga 3 makina dhe mbi 8 efektivë, shqiptari mbyll xhamat e makinës që të mos dorëzohet.

Në videon e publikuar nga mediat italiane duket se si efektivët e rrethojnë, i thyejnë xhamin e makinës dhe e nxjerrin me forcë. Shqiptari tenton të largohet por e shtrijnë në tokë dhe e neutralizojnë me mjet paralizues.

Ora 17:50
Ndjekja e shqiptarit në Itali, dyshohet se ishte nën efektin e drogës! Donte të shpërqendronte policinë me portofol dhe orë

1655654130_124143398cc68f43b20804de5b03d361a4e276c82.jpg

39-vjeçari shqiptar që tentoi të arratisej në Romë është i njohur për policinë italiane pasi është kapur më parë me drogë si dhe është akuzuar për dhunë në familje.

Ndonëse ende nuk dihet identiteti i tij, mediat italiane thonë se mund të ishte nën efektin e lëndëve narkotike kur po i ikte policisë pasi hodhi portofolin dhe orën nga dritarja e makinës. Kjo tregon gjendjen e tij të pasigurt psikologjike ndërsa mbetet për tu mësuar nëse kishte diçka tjetër përvec parave në portofol, me të cilin donte të shpërqendronte policinë.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?