Foto ilustruese

Itali/ Shqiptari u zu në pritë kur po hapte lokalin e tij, autori e sulmon me thikë dhe ia mbath

29 Prill 2023, 18:43| Përditesimi: 29 Prill 2023, 18:47

  • Share

ITALI – Një 42-vjeçar shqiptar, pronar i një lokali në Montecchio Maggiore (Vicenza) është zënë në pritë nga një i panjohur, i cili e ka plagosur rëndë me thikë.

Ngjarja ndodhi pasditen e së shtunës kur 42-vjecari ishte duke hapur lokalin e tij ‘Seven Lounge Bar’, por pas tij u shfaq një burrë dhe e sulmoi.

Shqiptari është goditur në krah që i ka prekur më pas mushkëritë dhe në këmbë, në kofshë. Më pas sulmuesi u zhduk, duke humbur gjurmët e tij.

Pavarësisht plagëve të rënda, shqiptari ka arritur t'i telefonojë një familjari që jeton jo shumë larg dhe ka dhënë alarmin, duke nxitur policinë dhe 118. Karabinierët, sipas asaj që mësohet, kanë arritur të identifikojnë autorin.

Nuk dihet ende motivi i ngjarjes ndërsa 42-vjeçari ndodhet i shtruar në spital, në gjendje të rëndë, por jo në rrezik për jetën.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?