Foto nga vendi i ngjarjes

Itali/ Shqiptari qëllon me armë 2 marokienët, njeri në gjendje kritike për jetën

1 Janar 2021, 16:20| Përditesimi: 1 Janar 2021, 16:26

  • Share

Orët e para të vitit të ri në Milano, të Italisë “u përgjakën” nga plagosja e 2 marokienëve, pasi një person me origjinë shqiptare gjatë një sherri ka qëlluar me armë në drejtim të tyre.

Incidenti ku shqiptari ka plagosur 2 personave pas një sherri, ka ndodhur 43 minuta pas mesnatës. Më pas ai është larguar nga vendngjarja, duke lënë pas trupat e plagosur, ku një ndër tyre ndodhet edhe në gjendje tepër kritike për jetën.

Pritet që përmes kamerave të sigurisë në zonën Gigante në Milano, të bëhet i mundur identifikimi i autorit shqiptar, i cili ende nuk dihet.

J.GJ.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • xXx: 02/01/2021 19:37

    Pushka top me keta legenat...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?