Itali/ Shqiptari përplas me furgon 26-vjeçaren shtatzënë, e dërgon në spital dhe largohet

14 Maj, 21:34| Përditesimi: 14 Maj, 23:00

  • Share

ITALI – Një shqiptar është përfshirë në një aksident automobilistik mbrëmjen e 1 Majit, duke përplasur me furgonin e tij një makinë, në të cilën ndodhej pasagjere një 26-vjeçare.

Sipas mediave italiane, e reja me origjinë nga Pakistani është shtatzënë. Ajo është dërguar menjëherë në spital nga 36-vjeçari shqiptar, i cili më pas është arratisur.

Policia arriti të identifikojë dhe arrestojë shqiptarin, falë kamerave në zonë dhe dëshmive të dëshmitarëve okularë.

Rezulton se ai është banues në Macareta.

 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Listat e deputetëve të hapura në 2/3 dhe jo plotësisht, jeni dakord?