Lumi Tiber

Itali/ Shqiptari i dehur tenton të arratiset, hidhet në lumë sapo sheh karabinierët

31 Korrik 2022, 22:06| Përditesimi: 31 Korrik 2022, 22:08

  • Share

Një shqiptar në Itali e teproi me alkoolin dhe niste të bezdiste kalimtarët. Këta të fundit njoftuan karabinierët për praninë e të riut dhe në vendngjarje mbërriti një patrullë policie. Ngjarja ndodhi në Ponte Sisto në Romë. Në përpjekje për t’u arratisur, i riu shqiptar zbriti me shpejtësi shkallët që të fshihej në një shtyllë të urës.

Por nuk zgjati shumë dhe karabinierët e panë. Sërish dontë të largohej dhe sulmoi njërin prej tyre e më pas u hodh në lumin Tiber. Me ndihmën e zjarrfikësve, karabinierët arritën ta nxirrnin nga uji dhe e dërguan në komisariat, ku do të akuzohet për dhunë dhe rezistencë ndaj një zyrtari publik.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?