VIDEO/ Drogë nga Amerika e Jugut në Itali, shkatërrohet banda shqiptaro rumune! Sekuestrohen 100 kg kanabis e 676 mijë euro cash

30 Janar, 13:06| Përditesimi: 30 Janar, 19:58

  • Share

Policia italiane ka shkatërruar një bandë droge e përbërë nga shqiptarë e rumunë që prej vitesh operonte mes Firences dhe Pratos.  Banda transportohej nga Amerika e Jugut gjithashtu edhe nga Evropa drejt Italisë. Malli përpunohej, paketohej dhe më pas shitej.

Kur Guardia di Finanza ka hyrë në bazat e tyre, ka gjetur 100 kilogramë marijuanë dhe hashash, mbi 5 kilogramë kokainë, së bashku me 676 mijë euro cash, si dhe dy pistoleta dhe 500 gëzhoja të kalibrit 9x21.

Në pranga kanë rënë 5 persona, tre në arrest shtëpie dhe dy të tjerë në burg.

Hetimet bënë të mundur zbulimin se banda kishte krijuar bazën e saj operacionale në Prato dhe se sillte sasi të mëdha kokaine, hashash dhe marihuanë në zonën e Firences dhe më pas e trafikonte në të gjithë Toskanën, raporton Ansa.

Grupi kriminale ishte e strukturuar në mënyrë të tillë që të kujdesej për çdo fazë: nga furnizimi i lëndës narkotike, transporti, si dhe përpunimi i drogës deri te shpërmdarja në zona të ndryshme të Toskanës. 

Banda ka qenë shumë aktive edhe pse më parë disa persona të grupit kanë rënë në pranga.

Ora 18:14
VIDEO/ Momenti kur bandës shqiptaro rumune i gjejnë 676 mijë euro cash! Ishin fshehur në raftet metalike

Ky është momenti kur policia italiane ka sekuestruar 676 mijë euro, 100 kg marijuanë dhe hashash, mbi 5 kilogramë kokainë, gjatë një operacioni ku është goditur një bandë shqiptaro-romune, në provincat e Firences dhe Pratos në Itali. 

Policia ka zhvillosur raftet metalike për të nxjerrë shufrat që ishin plot me pako me euro cash, gjithsej 676 mijë

Hetuesit, kanë zbuluar se banda, e përbërë nga shqiptarë dhe rumunë, vepronte midis Firences dhe Pratos të paktën që nga viti 2021. 

 

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?