Pamje nga operacioni

Itali/ Trafik ndër vite e mbi 4 ton marijuane, goditet banda kriminale, arrestohen 17 persona mes tyre 4 shqiptarë

11 Qershor 2020, 17:51| Përditesimi: 11 Qershor 2020, 19:44

  • Share

ITALI- Shkatërrohet një bandë italo-shqiptare që trafikonte ndërkombëtarisht ndër vite mbi 4 ton marijuanë. Në bashkëpunimin midis policisë shqiptare dhe asaj italiane u arrestuan 17 persona ditën e sotme, 4 prej tyre shqiptarë, të tjerët italianë, që bënin pjesë në një rrjet trafiku ndërkombëtar narkotikësh. 

Ndër vite janë sekuestruar gjithashtu edhe armë zjarri, 0.5 kg kokainë, 27 mijë euro, 1 gomone, 3 autovetura, armë zjarri e sende të tjera me vlerë për hetimin. Në total janë 32 persona të proceduar, ndërsa hetimet kanë nisur që në vitin 2017, pasi në brigjet italiane, u kapën sasi të mëdha marijuane dhe në përfundim të hetimeve u lëshuan urdhër ndalimet për pjesëtarët e rrjetit, rezidentë në disa qytete të Italisë.

Personat e arrestuar vepronin si organizatë e strukturuar kriminale dhe kryenin transportin, magazinimin, shpërndarjen, shitjen etj., të drogës nëpër qytete të ndryshme të Italisë e kryesisht në veri të këtij vendi.

Operacioni për arrestimin e të kërkuarve i koduar “Beached”, u zhvillua gjatë natës së djeshme dhe ditës së sotme dhe në të u angazhuan njësi të ndryshme të strukturave ligjzbatuese italiane, në bashkëpunim me strukturat e Policisë Shqiptare në një bashkërendim operativ mes të dy palëve.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?