Itali/ Shkatërrohet banda italo-shqiptare, sekuestrohen 187 kg kokainë me një fitim 5 mln €

15 Nëntor 2022, 12:29| Përditesimi: 15 Nëntor 2022, 12:40

  • Share

Një organizatë kriminale e përbërë nga trafikantë shqiptarë dhe italianë është shkatërruar nga autoritetet italiane.

Policia italiane ka sekuestruar 187 kg kokainë e cila do t’I sillte këtij grupi kriminal një fitim tregu mbi 5 milionë euro.

Droga ishte e fshehur brenda një kontenjeri e cila mbërriti në portin e Vado Ligure, për ta trafikuar më pas në të gjithë Italianë.

Autoritetet italiane të Guardia di Finanzës së Savonës kanë arrestuar 4 persona, 3 nën masë ndalimi me burg dhe 1 person nën ndalimin e banimit në territorin savonez. Gjithashtu është raportuar se janë kryer edhe 6 kontrolle banesash, raporton ilsecoloxix.

Aktiviteti kriminal i tyre shtrihej në pjesën veri-perëndimore të Italisë e me klientë në të gjithë territorin e vendit.

Hetimet e Prokurorisë së Savonës i përkasin viteve 2020-2021 të cilët e nisën pas arrestimit të 5 personave me sasi kokaine e hashashi, e cila ishte pikënisja e këtij operacioni.

Gjatë fazës investigative janë sekeustruar 18 kg hashash dhe 500 gramë kokainë.

Të arrestuarit janë transferuar në burgun e Genovas të cilët janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?