Itali/ Shqiptarja hidhet nga ballkoni për t’i shpëtuar dhunës nga burri i saj

19 Nëntor 2023, 17:31| Përditesimi: 19 Nëntor 2023, 17:34

  • Share

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Bologna të Italisë, ku një grua shqiptare është hedhur nga ballkoni për t’i shpëtuar burrit të saj, i cili po e dhunonte.

Shqiptarja, e cila është një nënë po ashtu, u hodh nga gati i dytë i banesës. Fatmirësisht raportohet se është gjallë, por në gjendje të rëndë shëndetësore.

Ngjarja ka ndodhur në via Zanardi, në mesnatën e të enjtes dhe të premtes, kur dhe u transportua për në spital në Maggiore.

Burri i saj, po ashtu shqiptar, 40 vjeç, kishte dyshime të forta se ajo e ka tradhëtuar. Duke mos u shqetësuar për praninë e fëmijëve të tyre në shtëpi, ai filloi ta rrihte gruan, e cila për t'i shpëtuar dhunës, ka vrapuar drejt dritares, duke u hedhur poshtë.

Në ato çaste, të thirrur nga fqinjët që kishin dëgjuar britmat, ambulanca dhe pesë makina të policisë kanë mbërritur në vendngjarje, raportojnë mediat italiane.

Prokurori i çështjes urdhëroi në përfundim të hetimeve, që burri të burgosej në Dozza, pasi u arrestua për vrasje të mbetur në tentativë.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?