Itali/ Sherri për një vajzë, i riu shqiptar vrau 45-vjeçarin maroken: Hajde këtu bir k*rve, ku po shkon? Mëso të respektosh gratë/ PAMJE nga konflikti në lokal

29 Tetor 2022, 10:36| Përditesimi: 29 Tetor 2022, 11:33

  • Share

Një shqiptar u arrestua në Itali i dyshuar për vrasjen e një 45-vjeçari me origjinë marokene, pas i ky i fundit i ngacmoi të dashurën, në një lokal në një provincë të Milanos, të dielën e kaluar. Mediat italiane thonë se për krimin u vu në pranga një 21-vjeçar shqiptar i njohur me emrin Aldo. 

Gjithçka ndodhi në 43 minuta, nga ora 22:45 deri në 23:28. Rreth orës 23:30 u raportua për të shtëna me armë në Piazza Liberta brenda një lokali. Kur mbërriti policia, e gjeti lokalin e mbyllur, ndonëse zakonisht qëndron hapur deri në orët e vona të natës. Aty nuk gjetën as të plagosur, as autor.

500 metra larg, në një automjet tip Volkswagen Polo i bardhë u gjet 45-vjeçari, i cili vdiq me çelësin e makinës në dorë. Nga dëshmitarët dhe kamerat e sigurisë, u zbulua një pjesë e historisë.

Kontakti i parë mes Abderrahim El Kharmoudi dhe Aldos, i cili ishte në shoqërinë e një shoku dhe të dashurës, ishte në orën 22.45. Pas disa fjalëve dhe disa kërcënimeve, 45-vjeçari kthehet në makinë dhe largohet për tu kthyer sërish. Morakeni hyn në lokal dhe shkon direkt për të kërkuar të dashurën e vrasësit të dyshuar. Edhe autori që ishte larguar me skuter u kthye në klub.

Në atë moment, ndodh tragjedia. El Kharmoudi i afrohet disa herë vajzës duke e kërcënuar por ajo mbrohet nga tre të rinj të tjerë të pranishëm. Marokeni i bërtet, ngre duart si për ta goditur me shuplakë por qëllon një kosh plehrash dhe niset për në dalje. Sapo bëri disa hapa, u qëllua me 2 plumba nga i riu shqiptar.

Sapo e plagosi, 21-vjeçari bërtiti: "Hajde këtu bir i k*rvës, ku po shkon". Edhe disa nga dëshmitarët duket se e kanë dëgjuar të thotë: "Mësoni të respektoni gratë". Në atë moment, 45-vjeçari kthehet në makinë, por bën disa metra dhe mbeti në sedilje ku ndërroi jetë pasi nuk i mbijetoi plagëve. Shqiptari me të dashurën u larguan me një automjet tip Audi që dyshohet se drejtohej nga xhaxhai i të riut.

Policia italiane mendon se të rinjtë, shqiptari me të dashurën, po atë natë u arratisën për në Bruksel nëpërmjet Zvicrës, pasi në vendngjarje erdhi dhe i mori një makinë. Arratia përfundoi shpejt, derisa Aldo u vu në pranga.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?