Pamje nga vendi i ngjarjes

Kronikë

Itali/ Shembet godina në ndërtim e sipër e kompanisë Amazon, humbet jetën shqiptari! Kolegët paralajmërojnë protestë

29 Prill 2021, 16:31| Përditesimi: 29 Prill 2021, 19:51

  • Share

ITALI- Një emigrant shqiptar në Itali, ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të tmerrshëm këtë mëngjes në ambientin e ndërtimit të qendrës së re të shpërndarjes së kompanisë Amazon në Provincën e Alesandrisë. 

50 vjeçari shqiptar Flamur Alsela humbi jetën pas shkëputjes së një pllake të pavendosur mirë, e cila shkaktoi prishjen e të gjithë strukturës. Si pasojë e aksidentit mbetën të plagosur edhe pesë punëtorë të tjerë, njëri prej të cilëve në gjendje të rëndë.  

50-vjeçari shqiptar jetonte në Chiari dhe ishte përgjegjës për një kompani ndërtimi.

Pamje nga vendi i ngjarjes

Në bazë të hetimeve fillestare, vdekja e shqiptarit ka ardhur si pasojë e shkëputjes së një pllakë të pavendosur mirë, e cila ka shkaktuar tronditje të madhe dhe personat të cilët punonin në atë zonë kanë rënë deri në 6 metra nga tronditja e madhe.

Në një reagim për median Amazon ka shprehur keqardhjen dhe ngushëllimet për personat e prekur nga kjo tragjedi.

"Ky është një aksident i tmerrshëm. Mendimet dhe ngushëllimet tona më të thella shkojnë në familjet e njerëzve të prekur nga kjo tragjedi. Ne mbetemi në dispozicion të autoriteteve kompetente për çdo nevojë", thuhet në deklaratën e Amazon.

Si pasojë e kësaj ngjarje të rëndë punëtorët në këtë kantier kanë paralajmëruar se do të zhvillojnë një protestë të hënën më 3 maj, pasi siç shprehet një prej tyre “masakra në ndërtim vazhdon”.

“Ne nuk mund ta durojmë më këto ngjarje të vazhdueshme të aksidenteve në punë që shkaktojnë lëndime, invalidë dhe gjithnjë e më shumë vdekje. Një ndërhyrje nga institucionet është e domosdoshme dhe shumë urgjente për të siguruar që rregullat e sigurisë që ekzistojnë dhe që mund të shpëtojnë shumë jetë njerëzish të respektohen në vendet e ndërtimit. Vigjilencë dhe shtypje kur konstatohet mosrespektimi i rregulloreve”, tha një punëtor ndërtimi.

Ora 19:53
FOTO/ Po punonte për ndërtimin e magazinës së Amazon në Itali, ky është shqiptari që humbi jetën

Ky është 50 vjeçari shqiptar Flamur Alsela, i cili humbi jetën pas një aksidenti të tmerrshëm në ambientin e ndërtimit të qendrës së re të shpërndarjes së kompanisë Amazon në Provincën e Alesandrisë. Ai ishte një nga punëtorët e ndërtimit në këtë kompani, teksa kolegë të tjerë mbetën të plagosur pas shkëputjes së një pllake të pavendosur mirë, e cila shkaktoi prishjen e të gjithë strukturës

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?