Itali/ Sekuestrohet vila 1.2 milion euroshe me pronar shqiptar! Dyshohet se u ble me para droge

14 Maj, 22:36| Përditesimi: 14 Maj, 22:40

  • Share

ITALI - Një vilë me vlerë rreth 1.2 milionë euro, në pronësi të një shqiptari, është sekuestruar së fundmi me urdhër të Gjykatës së Torinos, kërkuar nga Prokuroria Publike Asti.

Vila me sipërfaqe 500 metra katror ndodhet në Pocapaglia, në zonën Braidese.

Urdhri për sekuestrimin e vilës me pronar shqiptar u ekzekutua nga Karabinierët e Njësisë Hetimore të Komandës Provinciale të Cuneos.

Sipas medias italiane, drejtësia vendosi sekuestron pasi dyshohet se vila është blerë më para që kanë buruar nga veprimtari të jashtëligjshme.

Ky zhvillimin vjen në kuadër të operacionit “Alba Bianca”, gjatë të cilit u godit tregtia e kokainës midis Albese dhe Braidese.

Sekuestrimi u bë pak para se vila të shitej tek një person i tretë që duket se nuk kishte dijeni për ngjarjen.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?