Foto nga porti i Barit

Itali/ Pëson krizë epileptike, policia italiane i shpëton jetën 15-vjeçarit shqiptar

29 Shkurt 2020, 20:23| Përditesimi: 29 Shkurt 2020, 20:30

  • Share

ITALI- Gjatë zbarkimit në Bari të 2 mijë pasagjerëve nga Durrësi, një djalë 15-vjeçar shqiptar pësoi një krizë epileptike.

Në atë moment, policët dëgjojnë ulërimat e nënës së tij dhe japin ndihmën e nevojshme.

Krizat epileptike shoqërohen me dridhje të trupit dhe bllokim të frymëmarrjes, por dy personat e policisë bënë të mundur hapjen e gojës së djalit dhe nxjerrjen e gjuhës që të pengonin mbytjen e tij.

Më pas mbrritën doktorët duke ndërhyrë dhe sjellë djalin në gjendje normale.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?