Droga dhe paratë e sekuestruara, të cilat u gjetën në shtëpinë e 34-vjeçarit

Itali/ Policët pikasën dy personat e dyshimtë që dolën nga shtëpia e tij me doza kokaine, në pranga 34-vjeçari shqiptar! E përdorte banesën për shpërndarjen e drogës 

11 Tetor 2022, 14:54| Përditesimi: 11 Tetor 2022, 15:22

  • Share

ITALI- Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar në  provincën e Cecinas, pasi u kap duke bërë tregti lëndësh narkotike në shtëpinë e tij në Marina di Cecina. Pasi policia italiane zbuloi vendndodhjen e banesës së shqiptarit dhe mbërriti atje, ata panë se dy persona sapo kishin dalë nga shtëpia dhe zbuluan se ata kishin blerë atje 5 doza kokaine. 

Pas kësaj, nisi kontrolli brenda shtëpisë së 34-vjeçarit ku policët gjetën 625 gramë kokainë dhe 2360 euro cash, të përfituara nga aktiviteti  kriminal i trafikut të drogës të cilat u sekuesturan. Pas përfundimit të veprimeve të policisë, 34-vjeçari shqiptar u dërgua në paraburgim.

S.C/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?