Itali/ Po nisej me tren për në Romë, arrestohet terroristi i ISIS-it

8 Prill, 18:40| Përditesimi: 9 Prill, 00:10

  • Share

Forcat Speciale italiane arrestuan mëngjesin e sotëm një terrorist të ISIS teksa po merrte trenin nga aeroporti Fiumicino për në Romë.

Ilkhomi Sayarakhmonzoda sapo kishte zbritur nga një fluturim nga Holanda.

32-vjeçari, me origjinë nga Taxhikistani,  në vitin 2014 shkoi në Siri për të luftuar kundër forcave qeveritare të presidentit Bashar al-Assad por tani duket se është “anëtar aktiv i organizatës terroriste të quajtur ISIS".

Ka qenë vendi i tij i origjinës që nisi alarmin, Taxhikistani, prej nga ku erdhën edhe 11 nga 12 terroristët e ISIS, të arrestuar nga autoritetet ruse për masakrën në sallën e koncerteve Crocus City Hall në Moskë.

Por Sayarakhmonzoda kishte arritur të shmangte kapjen nga policia gjatë viteve falë emrave të shumtë e kombësive që përdorte.

 Ai u kap pasi policia kufitare monitoroi të gjitha fluturimet që vinin nga Belgjika dhe Holanda për një muaj. Mbrëmjen e djeshme kur u vu dhe në pranga ai kishte rezervuar me një nga pseudonimet e shumta që përdori më shpesh në periudhën e fundit.

32-vjeçari, me origjinë nga Taxhikistani,  në vitin 2014 shkoi në Siri për të luftuar kundër forcave qeveritare të presidentit Bashar al-Assad por tani duket se është “anëtar aktiv i organizatës terroriste të quajtur ISIS".

Ka qenë vendi i tij i origjinës që nisi alarmin, Taxhikistani, prej nga ku erdhën edhe 11 nga 12 terroristët e ISIS, të arrestuar nga autoritetet ruse për masakrën në sallën e koncerteve Crocus City Hall në Moskë, shkruan La Repubblica. 

Xh.K//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?