Itali/ Drogoi, fotografoi dhe abuzoi seksualisht me 3 gra, arrestohet mbledhësi i plehrave

18 Shtator 2023, 17:57| Përditesimi: 18 Shtator 2023, 18:21

  • Share

Një mbledhës plehrash, 59-vjeç, u arrestua në Romë për dhunë seksuale dhe shpërndarje të paligjshme të imazheve apo videove me përmbajtje seksuale. Dyshohet se ai ka dhunuar seksualisht 3 gra në periudhën midis muajit shtator 2022 dhe muajit janar 2023, të cilat janë droguar, përdhunuar dhe fotografuar.

3 grave gjithashtu u kishte dhënë edhe pilula gjumi. Hetimet nga Prokuroia e Tivolit për këtë ngjarje kanë nisur pas një ankese të njërës prej grave të abuzuara seksualisht, raporton Tgcom24

Në telefonin e 59-vjeçarit, u gjetën pamje të viktimave teksa u nënshtroheshin dhunës seksuale. Njëra prej grave të abuzuara i tha policisë se e kishte njohur atë në rrjetet sociale dhe se pas një takimi të shkurtër e kishte ftuar në shtëpi për një mbrëmje romantike gjatë së cilës 59-vjeçari dyshohet se kishte abuzuar pasi e kishte droguar atë.

59-vjeçari u arrestua në shtëpinë e partneres së re të tij, në lagjen Casilino, i cili u trasnferua direkt në burgun Regina Coeli.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?