Nazmi Morina dhe pamje nga vendngjarja

Itali/ Ngarkesa 1 ton shkëputet nga vinçi dhe zë poshtë 52-vjeçarin kosovar, humb jetën në vend

28 Mars, 19:30| Përditesimi: 28 Mars, 19:35

  • Share

ITALI - Një shqiptar 52-vjeçar ka humbur jetën në Itali ditën e sotme pasi një ngarkesë me materiale elektrike, me peshë rreth një ton, u shkëput nga vinçi ku ishin ngarkuar dhe e zuri poshtë.

Shqiptari i identifikuar si Nazmi Morina, baba i 4 fëmijëve, humbi jetën sot rreth orës 17:30 teksa punonte në kantierin e shtëpisë së moshuarve Orzivecchi.

Sipas mediave italiane, ai ishte punonjës i Aurora Costruzioni të Orzinuovit dhe po merrej me shkarkimin e disa materialeve energjitike të ngarkuara në vinç, që do të përdoreshin për rikonstruktimit të sistemit elektrik dhe ndriçimit në shtëpinë e të moshuarve.

Në momentin e shkarkimit rripat që mbanin ngarkesën janë shkëputur dhe ngarkesa i ka rënë sipër 52-vjeçarit shqiptar.

Ai u gjet i vdekur nga një koleg i tij, i cili më njoftoi autoritetet.

 Prokuroria ka hapur një hetim për vrasje nga pakujdesia, si dhe zona e kantierit, vinçi dhe materialet e ngarkuara janë tashmë nën sekuestrim.

Me origjinë nga Kosova, Nazmi Morina kishte gati 20 vjet që jetonte në zonën e Breshias, ku dhe kishte ndërtuar një të ardhme dhe një familje. Ai jetonte në Rudiano me gruan dhe 4 fëmijët e tij të vegjël.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?