Foto ilustruese

Itali, mbi 400 kafshë shtëpiake kanë ngordhur për shkak të fishekzjarreve të Vitit të Ri

3 Janar 2022, 15:47| Përditesimi: 3 Janar 2022, 15:51

  • Share

Mbi 400 kafshë shtëpiake kanë ngordhur për shkak të fishekzjarrëve të përdorura në festimet e Vitit të Ri në Itali. Në bazë të të dhënave të publikuara nga Shoqata Italiane e Mjedisit dhe Mbrojtjes së Kafshëve, thuhet se të paktën 400 mace dhe qen humbën jetën.

Më tej theksohet se qindra kafshë nga zhurmat e forta gjithashtu kanë ikur të frikësuara. Gjithashtu thuhet se më shumë se 360 ​​mace dhe qen ngordhën në festimet e vitit të kaluar, pavarësisht kufizimeve të COVID-19, ndërsa theksohet se ky numër i kaloi 400 raste këtë vit.

Zyrtarët thonë se kjo shifër mund të jetë shumë më e lartë nëse përfshihen edhe kafshët e egra. Fishekzjarrët, të cilat përdoren në organizime të tilla si argëtime, festime dhe dasma, ndikojnë negativisht në shëndetin dhe jetën e shumë gjallesave, përfshirë njerëzit, për shkak të përzierjes së kimikateve dhe gazeve toksike në ajër, si dhe ndotjes akustike.

Ndërkaq, dihet se fishekzjarrët e hedhura bëjnë që shumë zogj të vdesin nga frika ose të digjen.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?