Itali, krijohet partia e re politike që përfaqëson emigrantët 

4 Shtator 2020, 16:07| Përditesimi: 4 Shtator 2020, 16:08

  • Share

Në Itali, emigracioni është një çështje që ka krijuar debate të shumta teksa vetëm në vitin 2019 numri I tyre pothuajse është katërfishuar.

Por tani ‘E Ardhmja është tani’(Futuro E’ Ora) nga sot është partia e re e themeluar në Pontedera, në Rajonin e Toskanë-s që ka pqër synim të luftojë për të drejtat e emigrantëve.

Themeluesi i saj është 31 vjeçari Yassine El Ghlid, I lindur në Marok dhe që në moshën 21 vjeçare ka nënshtetësinë italiane

Ëndrra e tij është që t’i sigurojë brezit të dytë të emigrantëve, ashtu si dhe ai, të drejtën për të marrë nënshtetësinë italiane.

“Nuk duam t’ia delegojmë të tjerëve çështjet që janë shqetësuese për ne”, - është shprehur për disa media italiane

 “Sepse kur vjen puna tek emigracioni apo tek përfshirja sociale iu takon vetëm atyre që e kanë përjetuar një eksperiencë të tillë që të flasin”.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?