Foto ilustruese

Itali/ Kapet shqiptari i shpallur në kërkim, në shtator kreu një plagosje me thikë në Rimini

29 Shkurt, 16:26| Përditesimi: 29 Shkurt, 16:36

  • Share

Karabinierët italianë në Rimini kanë vënë në pranga një shqiptar të shpallur në kërkim për vrasje në tentativë. 28-vjeçari u arrestua gjat një kontrolli rutinë në zonën e Miramares. Agjentët e policisë vunë re një grup të huajsh dhe më pas vendosën të vijojnë me identifikimin.

Gjatë kontrollit, emri i shqiptarit tërhoqi vëmendjen e punonjësve të policisë. Hetimet e thelluara dhe konsultimi me databazën nxorën në dritë se ndaj 28-vjeçarit ishte lëshuar një urdhër-arresti nga Gjykata e Alessandria.

Shqiptari ishte në kërkim për një episod të ndodhur në muajin shtator të vitit të kaluar. Pas një debati në një pikë bastesh në Acqui Terme, dyshohet se ai ka nxjerrë thikën dhe ka qëlluar dy herë një person dhe më pas është larguar nga vendngjarja. 28-vjeçari u transferua në burgun “Caseti” dhe tashmë është në dispozicion të organeve të drejtësisë.

Pas sulmit me thikë, shqiptari kishte arritur në një farë mënyre të arratisej dhe t’i shpëtonte autoriteteve italiane duke humbur gjurmët e tij. Ai kishte gjetur strehë në Riviera por nuk është e qartë se cili ishte vendbanimi i tij gjatë kohës së arratisë.  

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?