Patrullë e Guardia di Finanza të Padovës

Itali/ Kapet me 3 kilogramë heroinë në autostradën e Padovas, arrestohet 33-vjeçari shqiptar

13 Nëntor 2023, 18:30| Përditesimi: 13 Nëntor 2023, 18:33

  • Share

Një shqiptar 33-vjeçar ëshë arrestuar nga policia italiane pasi u kap në flagrancë teksa transportonte 3 kilogramë heroinë.

33-vjeçari shqiptar u arrestua në dalje të autostradës Padova Ovest, duke rënë “pre” e një postblloku të ngritur nga Guarda di Finanza e Padovës, nën drejtimin e major Nikola Gazilli.

Pas ndalimit të dhjetëra makinave, vëmendja e oficerëve u tërhoq nga automjeti tip “Nissan” i drejtuar nga shqiptari.

Dyshimet u përforcuan nga lehjet e shtuara të qenve të trajnuar antidrogë.

Gjatë kontrolleve në automjet u zbuluan tre kilogramë heroinë të ndarë në gjashtë blloqe.

33-vjeçari është shoqëruar në burgun Due Palazzi në Padova dhe është vënë në dispozicion të organeve të drejtësisë.

Ai do të përballet me akuzën e posedimit të lëndëve narkotike për qëllime trafikimi.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?