Albi, i riu shqiptar

Itali/ I riu shqiptar ndihmon të sëmurët me koronavirus në hotelin karantinë, Toti: Do përpiqemi të marrë nënshtetësinë

29 Shkurt 2020, 15:26| Përditesimi: 1 Mars 2020, 10:46

  • Share

Italia është kthyer në një nga vendet me më shumë të prekur nga koronavirusi, ku deri më tani kanë ndërruar jetë 21 persona.

Por në mes të asaj gjendje alarmante ka edhe njerëz me një zemër të madhe si Albi.

Në një postim të politikanit dhe gazetarit italian Giovanni Toti, është përmendur gjesti i rrallë i të riut shqiptar.

“Ky është Albi Albino, një djalë shqiptar që po ndihmon në hotelin në Alassio.

Nga kamarier ai zgjodhi të bëhej edhe asistent duke bërë miq në karantinë”, ka shkruar Toti.

Albi

Ai e ka falenderuar në mënyrë të vecantë djalin për punën e tij vullnetare në kohë shumë të vështira për Italinë.

“Në mesin e shumë vullnetarëve që po kalojnë këto ditë për të na ndihmuar të menaxhojmë situatën dhe të kthehemi në normalitet, një falënderim i veçantë shkon për këtë djalë që tregoi një forcë, guxim dhe një vendosmëri tipike”, është shprehur ai.

Gjithashtu Toti ka thënë s do të përpiqet që ai të fitojë nënshtetësinë italiane sepse ëhtë një nga ata.

“Faleminderit Albi, ne do të përpiqemi të sigurojmë që ju mund të merrni nënshtetësinë italiane që ju dëshironi. Sepse ju jeni një nga ne, një Ligurian i vërtetë. Ejani në Liguria, kemi kaq shumë heronj ku të mbështeteni!”, ka përfunduar Toti shkrimin.

Albi është kthyer në një nga figurat për tu marrë shembull në një kohë të vështirë, ku gjithë bota ka nevojë.

Albi me stafin

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?