Foto ilustruese

Itali/ I bie shufra e hekurit në kokë gjatë punës, ndërron jetë pas tre ditësh 59-vjeçari shqiptar

29 Shkurt 2020, 16:39| Përditesimi: 29 Shkurt 2020, 16:46

  • Share

ITALI- Një 59-vjeçar shqiptar ka humbur jetën pasi u godit nga një shufër hekuri në kantierin e ndërtimit ku punonte.

Sipas mediave italiane, Bashkim Toska nga Elbasani ishte duke punuar në momentin e aksidentit dhe mori plagë të rënda në kokë.

Aksidenti ka ndodhur tre ditë më parë, të mërkurën rreth orës 10:00, në Limone Piemonte, por ndërroi jetë pas përkeqësimit të tij.

Shqiptari la pas gruan dhe dy fëmijë, ndërsa autoritetet po vijojnë me procedurat për sjelljen e trupit të tij në Shqipëri.

4 persona kanë humbur jetën në kushtet e këqija të punës në provincën e Cuneo, që nga fillimi i vitit.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?