Foto qytetari me mask

Itali, hynë në fuqi dekreti me masat anti-COVID për festat e fundivitit, sjell kundërshtime të shumta

4 Dhjetor 2020, 15:51| Përditesimi: 4 Dhjetor 2020, 16:00

  • Share

ITALI- Ditën e sotme ka hyrë në fuqi dekreti i firmosur nga Kryeministri i Italisë Giussepe Conte për implementimin e masave të reja anti-COVID, kjo ka ardhur edhe me kundërshtimin e disa guvernatorëve mbi këto masa kufizuese.

Masat të parashikuara në dekret kanë të bëjnë kryesisht me mbylljen e restoranteve dhe hoteleve, zgjerimin e kohës së orës policore dhe ndalimin e kalimit të kufirit nga qyteti në qytet masë e cila ka nxitur revolta.

Kryebashkiaku i Venetos ka shprehur tekstualisht  se “Shpresoj se qeveria do të pendohet për ndalimin e lëvizjes mes qyteteve”. Guvernatori i Lombardisë, Attilio Fontana, është gjithashtu kundër ndalimit të udhëtimit

Qeveria Italiane do të mbaj qëndrim të ashpër për sa i përket zbatimit të masave anti-COVID, pasi kjo është për të mirën e qytetarëve, për uljen e numrit të rasteve dhe të viktimave nga koronavirusi dhe mbajtjen e situatës nën kontroll.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?