Foto nga Vendngjarja

Itali/ Adoleshenti godet me thikë pas shpine mësuesen teksa hynte në shkollë

5 Shkurt, 13:15| Përditesimi: 5 Shkurt, 14:14

  • Share

Një 17-vjeçar është arrestuar nga policia italiane mëngjesin e sotëm rreth orës 08:00 (5 Shkurt) në qytetin e Italisë, Varese, pasi goditi me thikë pas shpine një mësuese në hyrje të shkollës.

Sipas raportimeve policore adoleshenti e kishte marrë thikën nga shtëpia, raporton La Repubblica.

Mësuesja 57-vjeçare, e cila mori tre goditje në shpinë, është dërguar në spitalin Circolo di Varese, dhe nuk ndodhet në rrezik për jetën.

Policia dhe Prokuroria për të Mitur të Milanos po hetojnë për motivin e këtij gjesti.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?