Sergio Mattarella dhe Giorgia Meloni

Liderja e Ekstremit të Djathtë merr detyrën, Giorgia Meloni bëhet kryeminstrja e parë femër e Italisë

21 Tetor 2022, 17:14| Përditesimi: 21 Tetor 2022, 21:42

  • Share

ITALI-  Giorgia Meloni është bërë kryeministrja e parë grua e Italisë duke formuar një qeveri të koalicionit të krahut të djathtë.

Në mëngjes, Meloni dhe partnerët e saj të koalicionit, Silvio Berlusconi, lideri i “Forza Italia” dhe Matteo Salvini, kreu i partisë kundër emigracionit “Lega Nord”, u takuan me presidentin Sergio Mattarella në pallatin presidencial, i cili pranoi listën e ministrave të kabinetit të ri qeveritar. Qeveria e re do të betohet zyrtarisht nesër në orën 10:00. 

Meloni dhe aleatët e saj përballen me një listë të gjatë sfidash, përfshi rritjen e çmimeve të energjisë, luftën në Ukrainë dhe një recesion të mundshëm ekonomik.

Ajo është liderja e partisë së ekstremit të djathtë “Vëllezërit e Italisë”, axhenda e së cilës i ka rrënjët në euroskepticizmin dhe frenimin e emigracionit masiv.

Ministrat e qeverisë së re të Italisë

Ministrat me portofol

  1. Antonio Tajani, Ministër për Punët e Jashtme dhe Zëvendës President i Këshillit
  2. Matteo Piantedosi, Ministër për Punët e Brendshme
  3. Carlo Nordio, Ministër i Drejtësisë
  4. Guido Crosetto, Ministër i Mbrojtjes
  5. Giancarlo Giorgetti , Ministër i Ekonomisë
  6. Adolfo Urso , Ministër i Zhvillimit Ekonomik, Bizneset, Made in Italy
  7. Francesco Lollobrigida, Ministër i Bujqësinë dhe Sovranitetin ushqimor
  8. Paolo Zangrillo, Ministër i Mjedisit dhe Sigurisë së Energjisë
  9. Matteo Salvini, Ministër i  Infrastrukturës dhe Zëvendëskryeministër
  10. Marina Calderone, Ministër i Punës dhe Politikat Dociale
  11. Giuseppe Valditara, Ministër i Arsimit dhe Meritës
  12. Anna Maria Bernini, Ministër i  Universiteteve dhe Kërkimeve
  13. Gennaro Sangiuliano, Ministër i  Kulturën
  14. Orazio Schillaci Ministër i Shëndetësisë
  15. Daniela Santanchè, Ministre e  Turizmit

Ministrat pa portofol

  1. Luca Ciriani, Ministër i Marrëdhënieve me Parlamentin
  2. Gilberto Fratin, Ministër i Administratës Publike
  3. Roberto Calderoli, Ministër i Çështjeve Rajonale
  4. Sebastiano Musumeci, Ministër  i Politikës së Detit dhe për Jugun
  5. Raffaele Fitto, Ministër i Çështjet Evropiane dhe PNRR-së
  6. Andrea Abodi, Ministër i Sportit dhe Rinisë
  7. Eugenia Maria Roccella , Ministre e Familjes, Lindshmërisë dhe Mundësive të Barabarta
  8. Alessandra Locatelli, Ministre e  Aftësisë së e Kufizuar
  9. Maria Elisabetta Alberti Casellati, Ministre e Reformave Institucionale.

S.C//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?