Itali/ Festivali ‘Sanremo’ hap siparin sonte me performancën e 30 këngëtarëve

6 Shkurt, 21:58| Përditesimi: 6 Shkurt, 22:01

  • Share

Festivali personifikues i Italisë, i cili bën jehonë në mbarë Europën, Sanremo, do të hapë siparin sonte, në edicionin e 74-të.

Eventi muzikor do të transmetohet drejtpërdrejt nga teatri Ariston, nën drejtimin mjeshtëror të Amadeus, i cili do të prezantojë për herë të pestë këtë festival.

Amadeus do të gozhdojë publikun italian dhe jo vetëm, në bashkëpunim me disa figura të njohura të botës së ekranit e spektaklit, të cilët do të bashkë-prezantojnë me të gjatë këtyre netëve si, fituesi i edicionit të kaluar, Marco Mengoni, apo figura e spektaklit italian, Fiorello.

Mësohet se në mbrëmjen e parë do të performojnë 30 këngëtarë, me 30 këngë ekskluzive.

Shfaqjet do të votohen vetëm nga Juria e Sallës së Shtypit, TV dhe Web dhe do të përfshihen në një renditje ku në fund të mbrëmjes do të shpallen dhjetë vendet e para.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?