Foto ilustruese

Itali/ Familjarët e viktimave nga COVID-19 kërkojnë shpërblimin prej 10 milionë eurosh nga qeveria

23 Dhjetor 2020, 16:14| Përditesimi: 23 Dhjetor 2020, 16:26

  • Share

ITALI- Në Itali familjarët e personave që kanë humbur jetën si pasojë e COVID-19 në Itali, po kërkojnë në rrugë ligjore që qeveria ti shpërblejë në shumën prej 10 milionë eurosh.

Kërkesëpadia e tyre e cila do të depozitohet në Gjykatën e Romës, është ngritur kundrejt kryeministrit të vendin Giuseppe Conte, Ministrit të Shëndetësisë Roberto Speranza dhe kryetarin e Lombardisë së veriut  Attilio Fontana.

Italia është shteti i 8 në botë i cili ka numrin më të lartë të rasteve pozitive dhe viktimave nga COVID-19 në botë. Numri total i infektimeve në vend ka shkuar 1,977,370, ndërkohë që numri i viktimave është 69,842 në të gjithë vendin që nga fillimi i pandemisë.

Qeveria italiane ka ndërmarr masa të reja anti-COVID për sa i përket mënyrës së festimit gjatë fundvitit. Aktualisht Italia është e gjitha në një zonë të kuqe.

J.GJ./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?