Foto ilustruese

Itali/ Po lëvizte me biçikletë, 40-vjeçari shqiptar i shpëton atentatit! E shkuara e errët dhe dyshimet e policisë (EMRI)

19 Nëntor 2023, 15:56| Përditesimi: 19 Nëntor 2023, 16:58

  • Share

Një 40-vjeçar me origjinë shqiptare, Ilir Kadiu, ka qenë shënjestër e një atentati me armë zjarri në Itali. Ngjarja ndodhi gjatë natës në Acerra në komunën e Campanias.

Persona ende të paidentifikuar kanë qëlluar me armë drejt 40-vjeçarit shqiptar, i cili lëvizte me biçikletë. Pa atentatit Kadiu ka mbetur i plagosur, ku sipas raportimeve ai ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Mediat në Itali raportojnë se shqiptari është i njohur për autoritetet, pasi më parë ka qenë i arrestuar si pjesë e një bande grabitësish.

Karabinierët po punojnë për rindërtimin e episodit, duke nisur nga vendi i plagosjes.

I plagosuri nuk ka dhënë shumë detaje për vendin ekzakt se ku ka ndodhur ngjarja, por thjesht ka deklaruar se ka qenë me biçikletë kur është qëlluar.

S.S//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?