Itali/ E mitura shqiptare akuzon babanë për përdhunim: E ka bërë për një vit të tërë, është përbindësh

13 Janar 2021, 21:59| Përditesimi: 13 Janar 2021, 22:01

  • Share

Një 14-vjeçare akuzon babanë e saj shqiptar për përdhunimin për më shumë se një vit. Ngjarja ka ndodhur në Treviso në Itali, ndërsa e mitura ka denoncuar abuzimin e bërë me të për më shumë se një vit. Gjatë denoncimit e minuta kurrë nuk e quajti dhunuesin e saj "baba", ndërsa deklaronte "ai më përdhunoi, për një vit të tërë".

Historia daton nga vera e kaluar dhe zhvillohet në një familje shqiptare që jetonte në Itali. Ishte nëna e vajzës që bëri denoncimin, e cila ishte gjithashtu pre e dhunës dhe abuzimit nga bashkëshorti 46-vjeçar, që nga vitet e para të martesës të bërë në Shqipëri.

Abuzimet dhe dhuna në drejtim të gruas kishin bërë që ajo të mendonte edhe vetëvrasjen, por ka qenë e bija e cila me përgjigjen e saj “Mos do të më lesh vetëm me atë përbindësh”, ka bërë që gruaja të denoncojë rastin në polici.

"Në fillim më prekte me duar në pjesë të ndryshme të trupit. Më pas, rreth një vit më parë, nisi dhuna seksuale e vërtetë. Nuk më linte të dilja me askënd dhe nëse e bëja më mbulonte me fyerje. Unë dhe mami ishim të tijat, pa kushte. Nuk kam folur më parë sepse më kërcënonte”, ka thënë në dëshminë e saj 14-vjeçarja sipas mediave italiane.

Pas denoncimit babai dhe bashkëshorti abuzues është larguar nga banesa ndërsa gruaja me vajzën janë vendosur në një qendër sociale ku po marrin trajtimin e nevojshëm.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?