Bota

Itali, dyshohet se vranë 34-vjeçarin shqiptar Avenir Hysa, policia vë në pranga dy italianë

30 Qershor 2021, 12:55| Përditesimi: 30 Qershor 2021, 13:47

  • Share

Ditën e martë, autoritetet policore në Itali kanë vënë në pranga 2 persona, të dyshuar për vrasjen e 34 vjeçarit shqiptar Avenir Hysaj, në 21 shkurt të këtij viti.

Të arrestuarit janë Nicholas Luppino, 35 vjeç dhe Daniele Savoia, 23 vjeç, të dy nga Bra.  Me urdhër të Gjykatës u sekuestruan edhe lokalet e rrjetit Arcobaleno, në rrugën XXIV Maggio, që drejtoheshin nga 35-vjeçari i arrestuar.

Hetuesit, dyshojnë se ai është pikërisht vendi ku u ekzekutua shqiptari. Më pas trupi i tij u hodh në pyll nga vrasësit e tij.

Më 21 Shkurt të 2021, Avenir Hysaj, një 34-vjeçar shqiptar me profesion murator që jetonte në Bra, Cuneo, u zhduk pa lënë gjurmë, pasi kishte shoqëruar prindërit pranë Pocapaglia për pazar dhe do të kthehej për t’i marrë.

Për të gjetur vendondodhjen e tij familja iu drejtua emisionit “Chi l’ha visto” që u mor me rastin dhe më 19 Mars, trupi i tij u gjet në pyll, jo shumë larg nga vendi ku ishte zhdukur.

Pas hetimeve të ndërmarra, u zbuluar se shqiptari ishte vrarë me tre plumba pistolete në kokë.

Sipas mediave italiane, dy të arrestuarit e kanë mohuar krimin. Prokuroria thotë se provat janë të pakundërshtueshme, edhe pse motivi i vrasjes vazhdon të mbetet I paditir. Mediat vendase theksojnë se autoritet dyshojnë se të akuzuarit janë anëtarë të familjes Luppino, eksponentë lokalë të ‘Ndrangheta.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?