Itali, COVID-19 rrit kërkesat për divorc me 60%

15 Janar 2021, 15:01| Përditesimi: 15 Janar 2021, 15:04

  • Share

Kriza e shkaktuar nga COVID- 19 dhe izolimet që kanë ardhur si pasojë e tyre kanë tensionuar martesat italiane duke shkaktuar një rritje të kërkesave për ndarje me 60% midis 2019 dhe 2020, tha të enjten shoqata italiane e avokatëve të divorcit.

Nga këto 40% e kërkesave janë në bazë të pretenduar për tradhëti, 30% për dhunë në familje dhe 30% për shkaqe të tjera.

"Ekziston një stres i dukshëm i sjellë nga pandemia”, thanë avokatët.

Ata thanë se tensionimi i marrëdhënieve bashkëshortore ishte përkeqësuar nga një humbje e papritur e punës dhe nga probleme të tjera të shkaktuara nga COVID, siç janë vështirësitë e fëmijëve me mësim në distancë.

 "COVID po minon martesat në të gjithë vendin. Kërkesat për ndarje janë rritur në mënyrë eksponenciale, kryesisht për shkak të bashkëjetesës së detyruar, e cila është burimi i të gjitha problemeve kryesore që po godasin çiftet," tha presidenti i shoqatës Matteo Santini .

Është një gjë të ndash fundjavat dhe mbrëmjet dhe një tjetër të ndash tërë ditën me të gjitha problemet që burojnë nga epidemia: stresi shëndetësor për shkak të sëmundjes, mungesa e punës, jetesa me fëmijët dhe problemet e tyre me mësimin në distancë. "

Santini tha se 40% të rasteve të ndarjes ishin për shkak të vështirësisë që kanë bashkëshortët jo besnikë për të fshehur jetën e tyre të dyfishtë kur ata janë të detyruar të jetojnë me partnerët e tyre 24/7.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?