Itali, çiftit italo shqiptar i gjejnë arsenal armësh në banesë, dyshohet se vinte nga Shqipëria

5 Gusht 2023, 22:12| Përditesimi: 5 Gusht 2023, 22:14

  • Share

Një arsenal i vërtetë armësh luftarake, tritol, siguresa për granata dore, 29 granata, detonatorë elektrikë dhe siguresa, një pistoletë Tokarev TT-33 cal. Një pistoletë, 7.62, e prodhimit sovjetik, e konsideruar si një nga armët më të fuqishme në botë e pajisur me 1500 fishekë dhe tre karikatorë, por edhe hanxharë, thika ushtarake të prodhimit sovjetik

I gjithë ky arsenal u sekuestrua nga policia e Savonës në Itali në banesën e një çifti italo shqiptar. Policia ka arrestuar një 64-vjeçar Italian me precedentë penalë dhe bashkëshorten e tij, shtetase shqiptare 53-vjeçare

Të dy akuzohen për armëmbajtje pa leje ndërsa ndaj burri është shtuar akuza edhe për vrasje të rëndë mbetur në tentative. 

Arsenali i armëve u gjet në banesën e vogël të tyre në zonën e Savonës. Në momentin kur policia ka tentuar të kontrollojë banesën burri ka kundërshtuar dhe ka marrë një granatë që fatmirësisht nuk ka shpërthyer.

Gjatë këtij operacioni, një polic ka mbetur i plagosur në gjoks.

Ndërkohë një tjetër operacion kontrolli vijoi sot në mëngjes në vilën e çiftit dhe në tokën përreth.

Nuk dihen shumë detaje rreth operacionit, hetimet e të cilit po kryhen në mënyrë secrete, por mediat italiane kanë zbuluar se armët dhe eksplozivët, ishin importuar nga Shqipëria, shkruan agjencia italiane e lajmeve ANSA.

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?