Itali/ Biznesmeni shqiptar vret italianin me thikë, shkak dyshohen konfliktet e biznesit

28 Mars 2022, 09:33| Përditesimi: 28 Mars 2022, 17:51

  • Share

Një biznesmen shqiptarë ka vrarë me thikë një italian, ku shkak mendohet se ka qenë konfliktet e hershme që kanë pasur për biznesin. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Firence të Italisë, ku Ilir Leba, 47 vjeç ka goditur disa herë me thikë në gjoks dhe në këmbë italianin Tommaso Dini, 50 vjeç.

50-vjeçari ndërroi jetë në spital nga plagët e marra, ndërsa kamerat e sigurisë në zonë zbardhën të gjithë ngjarjen duke vënë në pranga 47-vjeçarin shqiptar.

Si ndodhi ngjarja? Shqiptari Ilir Leba, i cili drejton një kompani ndërtim në Itali është parë duke u zënë me Tommaso Dini , 50 vjeç, një agjent imobiliar. Kamerat e sigurisë fillimisht kanë filmuar një sherr mes të dyve me fjalë dhe të bërtitura në rrugë dhe më pas shqiptari ka përdorur thikën duke e goditur disa herë dhe më pas është larguar me vrap.

Kanë qenë dëshmitarët në rrugë që kanë thirrur ndihmën e parë dhe njoftuar policinë. Nuk dihet ende nëse autori dhe vikitma kanë punuar së bashku, por konfliktet dyshohet se kanë ardhur pikërisht prej punës së tyre që mund të kenë pasur në të kaluarën.

Autori Ilir Leba dhe viktima Tommaso Dini

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?