Foto ilustruese

Itali/ Bie nga 10 metra lartësi në Milano, 18-vjeçari shqiptar në gjendje shumë të rëndë shëndetësore

26 Prill, 20:02| Përditesimi: 26 Prill, 20:08

  • Share

ITALI – Një punëtor 18-vjeçar me origjinë shqiptare ka rënë ditën e sotme nga një lartësi rreth 10 metra.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Via Senato 13 në Milano, rreth orës 15:00.

Ai ra nga lartësia teksa po punonte për rikonstruksionin e një godine, por ende nuk dihen ekzaktësisht rrethanat e ngjarjes.

I riu shqiptar, identiteti i të cilit nuk është bërë publik nga mediat italiane, u transportua menjëherë në spitalin “San Raffael”, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

 

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?