Foto ilustruese

Itali/ Në kërkim nga Gjermania për 1.3 milionë euro mashtrim, arrestohet shqiptari

18 Janar, 19:21| Përditesimi: 18 Janar, 19:28

  • Share

.Një shqiptar i shpallur në kërkim nga autoritetet gjermane për mashtrim me kriptovaluta në vlerë 1.27 milionë euro është arrestuar në Itali.

Sipas mediave të huaja, shqiptari 26-vjeçar ishte larguar nga Tirana, ku dhe ka kryer mashtrimin madhor, disa muaj më parë për t’u fshehur në Crocetta del Montello.

I riu punonte në një kompani në Shqipëri dhe target kishte shtetasit gjermanë.

Ai kishte tentuar të kamuflonte veprimtarinë kriminale në Shqipëri, duke u lidhur me një vajzë si dhe gjetur punë për të dhënë përshtypjen e një njeriu të thjeshtë tek autoritetet italiane.

Raportohet se i riu është burgosur në burgun Santa Bona, dhe pritet të ekstradohet drejt Gjermanisë ku mundt ë dënohet deri në 15 vite burg.

K.M/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?