Itali, arrestohet shqiptari i arratisur, i dënuar për vrasje në tentativë që përdorte 7 identitete

21 Mars 2020, 13:03| Përditesimi: 21 Mars 2020, 13:08

  • Share

Karabinieria italiane ka arrestuar shqiptarin Leonard Kote, 54 vjeç nga qyteti i Elbasanit, i dënuar nga Gjykata e Bergamos, në Itali në vitin 2002 me 12 vjet burg për posedim armësh dhe krimin e vrasjes së mbetur në tentativë, teksa më 15 shkurt të vitit 1997 pas një zënke me një bashkatdhetar të tij në sallën e lojrave Bowling në Mozzo, kishte tentuar ta qëllonte me pistoletë.

Ai u lokalizua nga forcat e njësisë hetimore të karabinierisë së Bergamos në vazhdën e hetimeve që synonin kontrollimin dhe kapjen e të arratisurve.

Falë bashkëpunimit të Shërbimit të Bashkëpunimit Policor Ndërkombëtar dhe autoriteteve policore në Tiranë, ai iu nënshtrua arrestimi të përkohshëm për tu ekstraduar më pas nga policia shqiptare.

I arrestuari, në arresët shtëpie që nga viti 2013, ndër vite kishte krijuar 7 identitete fiktive për t’i shpëtuar kapjes. I burgosur më parë edhe në Shqipëri, pas ekstradimit Leonard Kote do të duhet të shlyej dënimin e mbetur.

Komento

Komente

  • Mijte Kriminele kudo qe te guten...: 21/03/2020 13:33

    Budallejnte harojne qe mijnte Kriminele ,,kudo qe te futen,,Burgu i prete .. Ndergjegjesohuni höre Idiote,, me Pune te ndershem ,,Jetohet jeta qe na ka dhuruar Zoti ...mos U nepsi nga Politikanet ,,qe edhe vjedhin edhe vrasin dhe nuk Ju gjen gje ..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?