Itali, arrestohet Domenico Cracolici, një ndër 100 të arratisurit më të rrezikshëm, bos i klanit Ndrangheta (VIDEO)

29 Janar 2021, 14:38| Përditesimi: 29 Janar 2021, 15:03

  • Share

Ditën e sotme është arrestuar Domenico Cracolici, një nga 100 të arratisurit më të rrezikshëm në Itali dhe pjesw e klanit ‘Ndrangheta.  Ai është kapur në një vilë të izoluar në fshatin Maida nga karabinierët e Compagnia di Serra San Bruno dhe Njësia Hetimore e Vibo Valentia. Cracolici,  ishte i arratisur që më 19 dhjetor 2019 dhe është pjesë e një organizate mafioze në Maierato dhe Filogaso.  Gjatë hetimeve të kryera nga karabinierët dhe të udhëhequra nga prokurori Nicola Gratteri, ata ndeshën shumë vështirësi nga lëvizjet e vazhdueshme të Cracolici dhe aftësisë së tij për të ngatërruar dhe fshehur gjurmët e tij, për shkak se njihte shumë mirë terrenin.

Falë këmbënguljes së karabinierëve dhe luftës intensive kundër mafias, muajt e fundit ata kishin arritur të identifikonin një zonë në të cilën hetuesit besonin se gjendej Cracolici.  Natën e kaluar bastisja përfundoi me kapjen e të arratisurit i cili u kap ndërsa flinte gjumë dhe bëri asnjë rezistencë.  Domenico Cracolici u dërgua në burgun Vibo Valentia.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?