Prokuroria italiane

Itali, arrestohen 1 pakistanez dhe 1 afgan për rrëmbim dhe dhunë seksuale, shpallet në kërkim shqiptarja

20 Prill, 09:00| Përditesimi: 20 Prill, 09:03

  • Share

Policia arrestoi një pakistanez dhe një afgan të akuzuar për rrëmbim me qëllim të zhvatjes, dhunës seksuale, lëndimit dhe favorizimit të imigracionit të paligjshëm.

Viktima është një 17-vjeçare me origjinë siriane, e cila u arratis me familjen në Turqi gjatë luftës dhe prej andej, pas tërmetit të shkurtit 2023, në vendet e Bashkimit Evropian.

Ndërsa ndaj një shqiptareje, në kërkim për të njëjtin hetim dhe e pagjurmueshme është lëshuar nga policia një urdhër arresti.

Çështja është komplekse dhe hetimet kanë qenë të vështira. Gjatë udhëtimit për në Gjermani, vajza – me babanë, nënën, gjyshen dhe vëllain e saj – përfundoi në duart e trafikantëve që ndanin gratë nga burrat në Slloveni.

Të parët u braktisën në një shtëpi ferme në Reggio Emilia, të dytat në autostradën afër Udines. Më pas 17-vjeçarja u dërgua diku tjetër dhe familjarët e saj u detyruan të paguanin një shpërblim për lirimin e saj.

Gjatë asaj periudhe, sipas rindërtimit të ngjarjeve, ka pësuar abuzime dhe dhunë, duke përfshirë edhe një thyerje të krahut. 30 majin e kaluar ajo u gjet në Lodi nga një punonjëse karburanti në një zonë shërbimi dhe prej aty policia filloi hetimet.

Policia e koordinuar nga Prokuroria e Lodit dhe Prokuroria pranë Drejtorisë Antimafia të Qarkut të Bolonjës, arrestuan dy të huajt. U gjetën edhe dy automjete Mercedes të përdorur për të çuar familjen në Itali. Njëri nga të arrestuarit u kap në Kroaci, tjetri u ndalua nga oficerët e Shtabit të Policisë në Modena gjatë një kontrolli.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?