Itali/ Aktivizohet vullkani Etna, autoritetet japin alarmin për shpërthime të reja

16 Gusht 2023, 08:24| Përditesimi: 16 Gusht 2023, 08:25

  • Share

Departamenti Rajonal i Mbrojtjes Civile të Sicilisë ka lëshuar një njoftim pas aktiviteteve vullkanike të cilat ditët e fundit kanë çuar edhe në mbylljen e aeroportit të Katanias, duke e cilësuar situatën e Etna-s si një 'paralajmërim' me një probabilitet të lartë për shpërthime të reja.

Buletini i alarmit të aviacionit civil ka kaluar nga jeshile në të verdhë, por për momentin nuk ka pasoja në funksionimin e aeroportit ndërkombëtar të Katanias, i cili mbetet funksional, edhe pse në faqen zyrtare të internetit të aeroportit thuhet "e pamundur të ngarkohet lista e fluturimeve".

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?