Shërbimet e emergjencës

Itali/ Aksident në punë, 22-vjeçarit shqiptar i shpërthen granata! Dyshohet se i përket Luftës së Dytë Botërore

2 Dhjetor 2022, 10:01| Përditesimi: 2 Dhjetor 2022, 10:48

  • Share

ITALI - Një 22-vjeçar me origjinë shqiptare mbeti i plagosur nga një aksident në punë. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së enjtes në Torino teksa i riu po punonte në një ndërtesë kur i shpërtheu granata e dorës.

Sipas mediave italiane, i riu po punonte me një lopatë duke zhvendosur disa rrënoja nga oborri i ndërtesës. Granata raportohet të ketë qenë e Luftës së Dytë Botërore, e cila u aktivizua dhe shpërtheu.

I riu shqiptar u dërgua në spital dhe ka marrë dëmtimet në këmbë, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Zjarrfikësit, ekipet e emergjencës, karabinierët e stacionit të San Salvario dhe prokurorja Rossella Salvati po zhvillojnë hetimet. 

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?