Itali, 85 vjeçari tenton të vrasë gruan e tij me çekiç, djeg veten me benzinë

8 Dhjetor 2023, 10:30
  • Share

Në Varedo një grua 79-vjeçare u transportua në spital në gjendje të rëndë pasi u sulmua me çekiç në kokë nga bashkëshorti i saj 85-vjeçar, Luciano Ruger.

Pasi tentoi të vriste gruan e tij, burri i cili vuante nga depresioni, kreu vetëvrasje, duke i hedhur vetes benzinë ku më pas i ka vënë flakën vetes së tij. Ende nuk dihet motivi i sulmit. I transportuar me urgjencë nga 118, ai vdiq në Spitalin Niguarda në Milano.

Çifti ndodhej në shtëpinë e tyre në Via Celotti, në periferi veriore të qytetit Brianza, kur pak pas drekës, pensionisti kapi një çekiç dhe goditi gruan e tij në kokë. Ndoshta një sherr, ndoshta një reagim jo i qartë i shkaktuar nga depresioni i tij për një koment banal, e shtyu të sulmonte gruan dhe duke menduar se e kishte vrarë, më pas i vuri flakën vetes, raportojnë mediat italiane.

Një punonjës i një kompanie fabrika e së cilës kufizohet me hapësirën e gjelbër ka qenë dëshmitar i ngjarjes dhe ka telefonuar në numrin 112. Në vendngjarje kanë mbërritur ekipet e shpëtimit dhe zjarrfikëset me policinë. 

Teksa personeli mjekësor dhe zjarrfikësit tentuan t'i shpëtonin jetën të moshuarit, ushtarët hynë në shtëpi, ku zbuluan gruan e tij, të shtangur dhe të plagosur, e cila kishte arritur të tërhiqej në një dhomë tjetër nga vendi i sulmit. 

Të dy u transportuan në spital në gjendje të rëndë, ai në qendrën e djegieve Niguarda në Milano, ajo në San Gerardo në Monza. Nuk mund të bëhej asgjë për 85-vjeçarin, rreth orës 18:00 iu ndal zemra. Bashkëshortja është shtruar në repartin e neuro-reanimacionit të qendrës klinike Brianza, me një prognozë të rezervuar.

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?