Magazina ku punonte 43 vjeçari shqiptar

Itali, 43 vjeçari shqiptar bie nga çatia e magazinës ku punonte dhe humb jetën (EMRI)

12 Mars, 16:36| Përditesimi: 12 Mars, 16:42

  • Share

ITALI- Një aksident në punë ka rezultuar fatal për 43 vjeçarin shqiptar Andi Rexhepi në Carpenedolo të Italisë.

Shqiptari humbi jetën pasi ra nga çatia e magazinës ku punonte prej 10 muajsh. 43 vjeçari, baba i një vajze 16 vjeçare, po riparonte çatinë e magazinës së dëmtuar nga stuhia e breshërit që përfshiu qytetin.

Mediat italiane shkruajnë se ishin kolegët e shqiptarit ata që njoftuan autoritetet që tashmë po merren me hetimin e plotë të ngjarjes së rëndë.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?