Viktima, Altin Lekaj dhe Pamje nga vendngjarja

Itali/ Po udhëtonte me skuter, aksidentohet për vdekje 38-vjeçari shqiptar

15 Shtator 2023, 10:54| Përditesimi: 15 Shtator 2023, 11:00

  • Share

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Tezze sul Brenta, Itali, ku një 38-vjeçar shqiptar, Altin Lekaj, ka humbur jetën. Mediat e huaja raportojnë se 38-vjeçari teksa po lëvizte me skuter është përplasur me një makinë që i vinte përballë.

Sipas mediave italiane, pas përplasjes me makinën që i vinte përballë, një tjetër automjet e ka përplasur sërish duke mos e shmangur dot 38-vjeçarin.

Ai jetonte pranë vendit të aksidentit me bashkëshorten e tij, gjithashtu e lindur në Shqipëri dhe tre fëmijët e tyre të mitur, raportojnë mediat italiane.

Shërbimet e emergjencës mbërritën në vendngjarje, por raportuan se 38-vjeçari kishte ndërruar jetë në vend.

Në vendngjarje ka shkuar edhe kryebashkiaku, Luigi Pellanda, i cili shprehu ngushëllimet e tij familjes së shqiptarit.

 “Ky është një lajm që askush nuk do të donte ta merrte kurrë. Shpreh ngushëllimet e mia familjes së viktimës, ata janë një familje e njohur. Policia më njoftoi sapo ndodhi aksidenti. Altin Lekajn nuk e njihja personalisht, por në fshat mësova se ai ishte shumë i pëlqyer nga ata që e njihnin edhe për një person gazmor”, tha kryebashkiaku i Tezze. 

S.S/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?