Itali/ 20-vjeçari shqiptar arrestohet për trafik droge! Në shtëpi i gjendet kokainë dhe euro

18 Nëntor 2023, 18:59| Përditesimi: 18 Nëntor 2023, 19:09

  • Share

Një 20 vjeçar shqiptar në Itali është arrestuar me lëndë narkotike.

Sipas mediave italiane, agjentët e skuadrës së policisë së Pistoias, gjatë një operacioni kundër trafikut të paligjshëm të drogës, kryen hetime të thelluara derisa ranë në gjurmët e shqiptarit.

Gjatë kontrollit të shtëpisë 20 vjeçarit i gjetën një peshore elektronike me gjurmë pluhuri të bardhë, lëndë narkotike e llojit kokainë 200 gramë, një qese plastike e pastër që përmban afërsisht 65 gram kokainë; 400 euro të ndara në kartëmonedha me prerje të vogël. Gjithashtu i janë gjetur materiale të ndryshme për paketimin e dozave të lëndëve narkotike të cilat më pas i janë sekuestruar.

Më pas shqiptari u arrestua për posedim me qëllim shpërndarje droge.

 

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?